Formohet një parti e re shqiptare

 Formohet një parti e re shqiptare

“Ne LRE – Lëvizja e Re, si parti e re politike kemi ndjekur me shumë vëmendje zhvillimet më të fundit politike por edhe më gjerë. Ndaj edhe kemi vendosur tu drejtohemi shqiptarëve drejtpërdrejtë me idetë dhe këndvështrimin tonë.

Klasa politike shqiptare e këtyre 30 viteve apo sikurse publiku i njeh e i quan së fundmi si Klubi i Plaçkaxhinjve të majtë dhe të djathtë të politikës shqiptare, janë duke zhvilluar prej disa muajsh një l.uftë kapilare kundër Reformës në Drejtësi dhe kundër gjithçkaje të mirë e të mbarë që shqiptarët dhe Perëndimi po investojnë në Shqipëri.

Bashkë janë dakordësuar për luftën, bashkë e kërkojnë dialogun për të legjitimuar pazaret dhe bashkë e vunë në skenë rastin Saimir Tahiri, si “kryeveprën” e tyre antireformës në Drejtësi”, thekson LRE. Mos u dekurajoni shqiptarë të dashur. Ky është vetëm fillimi i nd.ëshkueshmërisë. Shumë shpejt, do ta shohim e ndjejmë të gjithë sesa e pastër, e thellë dhe eficente do të jetë Drejtësia e re që po vjen. Do tia dalim”, LRE – Lëvizja e Re.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com