FRASH-Tetovë: Transporti publik premtim i pa realizuar i Teuta Arifit – AlbMania          

FRASH-Tetovë: Transporti publik premtim i pa realizuar i Teuta Arifit

 FRASH-Tetovë: Transporti publik premtim i pa realizuar i Teuta Arifit

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët dega Tetovë gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një aktivitet duke vendosur “autobusa e premtuar për transportin publikë” për t’ia rikujtu Teuta Arifit kryetares së komunës të Tetovës njërën ndër premtimet e shumta të parealizuara është edhe ai për transporti publik, i cili është premtuar që nga viti 2013 dhe vazhdon të premtohet edhe sot e kësaj dite mirëpo fatkeqsisht asnjëher nuk u realizua, njofton AlbMania.info

Në vijim keni kumtesën e plotë të FRASH-Tetovë:

“Të nderuar qytetarë, Të nderuar media, Jemi dëshmitar të premtimeve të vazhdueshme e të pa realizuara të kryetares së Komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Një ndër premtimet e shumta të parealizuara është edhe ai për transporti publik, i cili është premtuar që nga viti 2013 dhe vazhdon të premtohet edhe sot e kësaj dite, mirëpo fatkeqsisht asnjëher nuk u realizua. Ne sot, këtu para komunës sollëm një autobus të improvizuar dhe fallco i cili shofer e ka pikërisht kryetaren e komunës sonë, njësoj sikur premtimet e njëpasnjëshme për transportin publik që nga viti 2013.

Degjuam para pak ditësh se Ndërmarrja Publike Tetova Transport përsëri tenton ti gënjej qytetarët gjoja se autobusët do të sillen pas zgjedhjeve parlamentare të 12 prillit. Mirëpo qytetarët dhe opinioni duhet ta kenë të qartë se përsëri është bërë gabim në tenderim të furnizimit me autobusë, dhe Tetova do të vazhdoj të jetë peng i premtimeve të parealizuara të Teuta Arifit dhe se me këtë qeverisje autobusët ndoshta asnjëherë nuk do të vijnë.

Bëjmë apel për më shumë transparencë nga komuna dhe autoritetet përkatëse, dhe poashtu bëjmë thirrje që kjo qeverisje e karakterizuar me gënjeshtra të ndëshkohet përfundimisht me 12 prill. Ju faleminderit.”, thuhet në kumtesën e FRASH-Tetovë./AlbMania/