Galeria e Arteve Tetovë, shpall konkurs të hapur për ekspozitë me fotografi artistike (Foto)

 Galeria e Arteve Tetovë, shpall konkurs të hapur për ekspozitë me fotografi artistike (Foto)

I.N. Galeria e Arteve Pamore Tetovë , shpall konkurs të hapur për ekspozitë kolektive me fotografi artistike të titulluar ” Unë dhe 1000 fjalë”. Konkursi është i hapur prej 20.02.2020 deri më 02.03.2020, përcjell AlbMania.info

Galeria e Arteve Pamore Tetovë për herë të dytë organizon ekspozite kolektive me fotografi artistike ku pjesemarrës do të jeni te gjithë Ju të cilet e keni pasion fotografinë.

Fotografia është art observimi, ka shumë pak të bëjë me gjërat që ti i sheh dhe gjithëcka me mënyrën se si ti e sheh ate.Te kapësh një pamje,të ngrish momentin ,zbulon sa i çmuar është realiteti dhe po të pyesësh nje fotograf cila është pajisja që ai perdor për të bërë fotografi te mirë ,do të ju pergjigjet : “Syte e mi “.Cdokush mund të bëjë fotografi,mirëpo ai person që ka pasion e sheh fotografinë para se të shkrep fotoaparatin dhe kjo e bën atë të vecant!
Ideja për të realizuar nje ekspozitë të këtillë ku do të marrin pjesë të gjithë qytetarët të cilët kanë bëreë fotografi artistike dhe të cilët kanë menduar që ndonjëherë fotografitë e tyre do të kenë fatin të ekspozohen para publikut,do të jetë shtytje që të gjithë të kyçen në jetën kulturore të qytëtit tonë pa marrë parasysh profesionit te tyre.
-Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e të gjitha grupmoshave, pa marr parasysh
profesionit të tyre.

-Konkurimi ka karakter promovues
-Pjesëmarësit kanë të drejtë të konkurojnë me 3 fotografi artistike nga të cilat komisioni profesional do të përzgjedhë vetëm 1.
-Fotografitë të mos kenë qenë të ekspozuara më parë
-Fotografitë të përmbushin përmasat teknike,me rezulucion 300 DPI
-Materiali (fotografitë) të dorëzohen në postën elektronike

Me pjesëmarrjen Tuaj do të kontribuoni për zhvillimin e jetës kulturore,për ngritjen e interesimit për artin vizuel-pamor si dhe do të hapni dyert për artistët amator të ardhshëm të cilët hezitojnë të bëhen pjesë e aktiviteteve tona kulturo-artistike, thuhet në njoftimin zyrtar të I.N. Galeria e Arteve Pamore Tetovë./AlbMania/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com