Gashi e ka gati bashkëpunimin me Chris Brown

 Gashi e ka gati bashkëpunimin me Chris Brown

Reperi shqiptar Gashi, ditë më parë bëri të ditur se së shpejti do të publikonte remixin e këngës “Safety”, në bashkëpunim me Chris Brown.

Ai nuk shpalosi më shumë detaje por duket se pritja nuk do jetë e gjatë. Bashkëpunimi mes artistëve do të lansohet më 24 janar.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Gashi, përmes një imazhi të publikuar në profilin e tij, në rrjetin social Instagram.

“Safety 2020, 24 janar në bashkëpunim me Chris Brown dhe Afro B”, ka potencuar ai Instagram.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com