Gattuso flet për zëvendësimin e Amir Rrahmanit pas gabimit në pjesën e parë – AlbMania    
     

Gattuso flet për zëvendësimin e Amir Rrahmanit pas gabimit në pjesën e parë

 Gattuso flet për zëvendësimin e Amir Rrahmanit pas gabimit në pjesën e parë

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ka debutuar nga minuta e parë për Napolin në ndeshjen ndaj Udineses.

Napoli fitoi 1:2 me shumë vështirësi në këtë duel pasi që golin e fitores e realizoi në minutën e 90-të.

Mysafirët e nisën mirë ndeshjen pasi kaluan në avantazh pas 15 minutave, por vendasit arritën të barazonin pas një gabimi të Amir Rrahmanit.

Lojtari “dardan” u zëvendësua menjëherë në pjesën e dytë nga trajnerin Gennaro Gattuso.

Pas ndeshjes, Gattuso ka thënë për “SkySports” se Rrahmani është profesionist i shkëlqyer dhe se ai do të ketë shanse të tjera.

“Më vjen keq për Amirin. Ai është një profesionist i shkëlqyeshëm, por trajneri duhet të bëjë zgjedhjet e tij. Ai do të ketë akoma shanset e tij, por sot vendosa ta heq në gjysmë kohe. Mendoj se duhet ta ndalim jetën në rrjete sociale në ditët e sotme, sepse Napoli, Roma dhe Lazio janë në pozita të njëjta, dhe vazhdimisht përfshihemi nga spekulimet dhe diskutimet e kota, dhe ne thjeshtë duhet t’i injorojmë ato”, ka thënë trajneri italian.

Ndryshe, Napoli me këtë fitore zë vendin e pestë me 31 pikë. /Zeri.info/