Gazmend Abdija: Roli i gruas në vendimarrje për koalicionin ASH-AA ka rëndësi të veçantë – AlbMania    
     

Gazmend Abdija: Roli i gruas në vendimarrje për koalicionin ASH-AA ka rëndësi të veçantë

 Gazmend Abdija: Roli i gruas në vendimarrje për koalicionin ASH-AA ka rëndësi të veçantë

Gazmend Abdija, kandidat për deputet në njësinë zgjedhore 6-të nga kolaicioni Aleanca për Shqiptarët dhe AlernAtivA gjatë ditës së sotme në Amfiteatrin e Gostivarit pati takim dhe bashkëbisedim me strukturat, antaret e forumeve të grave të Aleancës për Shqiptarët dhe AlernAtivës si dhe simpatizanteve dhe përkahëseve nga të dy partitë e koalicionit.

Abdija para të pranishmeve tha se ne garojmë me protagonist në Kuvend, me përfaqësuese me dinjitet dhe këmbëngulës, me kapacitete intelektuale e kuadro me zellë për punë dhe bashkëpunim, deputet që në mënyrë fanatike i mbrojnë të drejtat qoftë lokale, kombëtare rinore dhe të treja dhe se koha moderne nuk vlenë për përkatësi gjinore, vlen gatishmëria e inidvidit për t’u sfiduar me përgjegjësi kolektiv, vlen gatishmëria e inidvidit për të qenë në vendimmarrje.

Në vijim fjalimin e plotë të kandidatit Gazmend Abdija:

“Komplimente amfiteatër! Po ju flas si aktivist e anëtar i koalicionit ASH-AAA!

Ne këtu nuk bindim njëri-tjetrin, por mund të bëjmë konstatime se si na kanë vajtur punët. Aktiviteti ynë deri tani, rezultoi si pozitiv në popull, kemi përkrahje të konsiderueshme, në vazhdim akoma më fortë do ta ngremë zërin.

Ju si nëna, motra më së miri e ndjeni dhe e kërkoni ndryshimin! Ti afrohemi secilit dhe të kërkojmë mbështetje.

Nuk dërgojmë kukulla, por protagonist në Kuvend, përfaqësues me dinjitet dhe këmbëngulës, me kapacitete intelektuale e kuadro me zellë për punë dhe bashkëpunim, deputet që në mënyrë fanatike i mbrojnë të drejtat qoftë lokale, kombëtarem rinore dhe të treja.

Nuk përmenda burra e gra, koha moderne nuk vlenë për përkatësi gjinore, vlen gatishmëria e inidvidit për t’u sfiduar me përgjegjësi kolektiv, vlen gatishmëria e inidvidit për të qenë në vendimmarrje.

Kur flas për zgjedhjet e 2020, e dini se kishim të projektuar 12 prillin, por për shkaqe të njohura ndryshoi data në 15 korrik, data ndryshoi e qëndrimet dhe synimet tona ngelën të njejta e akoma edhe më të forta. Ne jemi nën moton “Shtet për të Gjithë”.

Ne flasim për ndryshim dhe ndryshimet i kemi filluar më herët, me mburrje mund ta themi pjesëmarrjen në qeveri të 2016 ku për çështje parimore dhe mos pranimit të nëpërkëmbjes e lëshuam qeverinë, mund të konstatojmë se administrimi i komunës tonë nga Aleanca dhe Arben Taravari paraqet një ndryshim në vete, një administrim modern, e bëri atë më esencialen, mundësoi lirinë e njerëzve, hoqi dallimet në bazë partiake, punoi për të mos pasur kurrë zënka ndërfamiljare, sepse ata para nesh kishin harrua se të gjtihë jemi shqiptarë.

Këtë plejadë të politikanit modern e përfaqëson dhe profesor Halili, Afani si kapacitet premtues për politikbërjen, si dhe zonja Elhome që është në panel.

Me kapacitetet tona njerëzore dhe intelektuale si Koalicion vlerësojme dhe zotohemi se do të ndërtojmë të gjithë atë që e gjeni në programin tonë 2020-2024.

Mua po të më pyesni përse të tjerët nuk i realizuan këto gjëra kur ishin aq gjatë në pushtet, unë do të përgjigegjash, për ata nuk e di.

Por e di dhe jam i sigurtë se zotimet tona do ti bëmë realitet. Sepse e kemi guximin, dijen dhe qasjen në mënyrën se si mund ti ndryshojmë gjërat.

Të nderuara ansambleiste, ne vetë jemi ndryshimi prandaj dhe do të sjellim ndryshime.”, përfundoi fjalimin e tij Abdija.Ndryshe ky takim u inicua dhe u organizua nga dy formumet e grave te kolaicionit Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA ku në panelin e diskutimit të pranishëm ishin kandidatet e kësaj zone Elhame Memedi, Gazmend Abdija.