Getoari i VV-së: Me Ziadin Selën po i vë kapak fushatës!

 Getoari i VV-së: Me Ziadin Selën po i vë kapak fushatës!

U bënë bashkë Drini i Zi e Drini i Bardhë sepse erdhi dita! Kryetari i Strugës e udhëheqësi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela, është ndër bashkëkombësit e shumtë që po përkrahin me zemër ndryshimin e madh në Dardani.
Me këtë foto po i vë kapak edhe fushatës për fitoren tonë. Faleminderit bashkëqytetarë, aktivista, mërgimtarë e dashamirë për përkrahjen e besimin tuaj. Siç tha kryeministri ynë Albin Kurti, «do t’ju kemi borxh tërë jetën».
Votojmë e festojmë të dielën. Rroftë kombi ynë!

#pranvera_shqiptare_fillon_nga_Kosova #erdhidita #qeveriaKurti ✔️126❤️75
Getoar Mjeku

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com