Giroud dëshiron largimin nga Chelsea në janar – AlbMania          

Giroud dëshiron largimin nga Chelsea në janar

 Giroud dëshiron largimin nga Chelsea në janar

Sulmuesi francez i Chelseas, Olivier Giroud ua ka bërë të qartë drejtuesve të londinezëve se dëshiron largimin nga klubi.

Ish-lojtari i Arsenalit ka humbur vendin në formacionin bazë të “Bluve” dhe nuk është në planet e trajnerit, Frank Lampard.

Në bazë të asaj që raportohet nga mediat angleze, Giroud ka vendosur të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit.

Giroud është në “Stamford Bridge” që nga viti 2018. Ai ka kontratë me “londinezët” deri në qershor të vitit të ardhshëm. /Zeri/