Gjatë vjeshtës priten masa për personat e pavaksinuar – AlbMania    
     

Gjatë vjeshtës priten masa për personat e pavaksinuar

 Gjatë vjeshtës priten masa për personat e pavaksinuar

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës së djeshme tha se për momentin nuk planifikohen kufizime në kufi dhe në organizime më masive. Ai tha se është e mundshme të ketë masa për personat e pavaksinuar dhe se ka mendime për kufizime për personat e pavaksinuar të ketë gjatë shtatorit dhe tetorit.

“Disa vende vendosin teste të shpejta për hyrje në markete, vende për ngjarje kultutore. Mendojmë në lidhje me këtë, por vendim ende nuk kemi marrë. Nëse vlerësojmë se rreziku se rreziku nga të pavaksinuarit është i madh, do të vendosim masa kufizuese”, tha Filipçe.
Filipçe u bëri thirrje qytetarëve se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të mposhtur pandeminë duke theksuar se vetëm 0.02% e të infektuarve me COVID-19 janë plotësisht të vaksinuar.

“Nga gjithsej 330 mijë të rivaksinuar, 92 pacientë janë të infektuar me coronavirus. Kjo është edhe një dëshmi se sa na duhet vaksina”, tha Filipçe.

Ai pret që deri në fund të muajit gusht gjysmë milionë qytetarë të imunizohen plotësisht.