Gjenerata e Artë “KF Kumanova 2010” – AlbMania      

Gjenerata e Artë “KF Kumanova 2010”

 Gjenerata e Artë “KF Kumanova 2010”

KF Kumanova 2010 e trajnerit Ismet Zeqiri, ka dal fitues i çdo turneu tradicional në Kumanovë dhe Shkup në dy vitet e fundit, shkruan in7

Përvec sukseseve gjatë vitit të kaluar, edhe sivjet këto suksese nuk kanë munguar.

Aktualisht, ky ekip renditet në mesin e 4 ekipeve të para në ligën rajonale Kumanovë-Shkup, ndërsa në “Maxharr Kup” këtë vit siguroi vendin e dytë. Vendin e dytë e siguroi edhe në turnirin e Kumanovës.

Por, ajo që bie në sy jane të rinjtë e këtij ekipi, të cilët janë shquar sivjet për lojën luftarake dhe teknike.

Vlen të theksohen lojtarë si Leart Alija i cili driblon në stilin e Maradonës, nik Isufi e Enis Sinani goleadorët dhe mbrojta me Blend Aliji në stilin e katanaxhë italiane./in7.tv/

IMG_2106