Gjermania do të nënshkruajë marrëveshje për siguri me Maqedoninë e Veriut

 Gjermania do të nënshkruajë marrëveshje për siguri me Maqedoninë e Veriut

Gjermania planifikon që javën e ardhshme të nënshkruajë marrëveshje të sigurisë me Maqedoninë e Veriut për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Nënshkrimi është caktuar për më 17 tetor, sipas përgjigjes së qeverisë gjermane në pyetjen e deputetit të majtë Andrei Funko, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve “DPA”.

Bisedimet e lidhura me sigurinë janë ende duke u zhvilluar midis Ministrit të Brendshëm gjerman Horst Schefer dhe homologut të tij të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.

Maqedonia e Veriut është një vend tranzit për imigrantët që kërkojnë shpëtim në Evropën Perëndimore.

Ministri gjerman më herët kishte deklaruar se grupi i punës me iniciativë austriake për Ballkanin Perëndimor synon të arrijë “hetime të koordinuara, të vazhdueshme për shkatërrimin e rrjeteve të kontrabandës dhe zinxhirëve të trafikimit me njerëz”.

Për të arritur këtë, u ra dakord të rritet shkëmbimi i informacionit me Agjencinë e Policisë Evropiane Europol dhe kufirin Frontex.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com