Gjermania i vë kufizime fuqisë punëtore nga Ballkani

 Gjermania i vë kufizime fuqisë punëtore nga Ballkani

German Chancellor Angela Merkel briefs the media about German government’s measures to avoid further spread of the coronavirus, on April 6, 2020 at the chancellery in Berlin. – The coronavirus pandemic is the biggest test that the European Union has faced in its history, Chancellor Angela Merkel said on April 6, 2020, stressing that Germany is “ready to contribute” to boosting the bloc. (Photo by Markus Schreiber / POOL / AFP)

Për shkak të numrit gjithnjë e më të madh të papunëve shkaku i krizës pandemike, koalicioni gjerman CDU/ CSU synon t’i vëjë frerë imigrimit të fuqisë punëtore nga Ballkani, shkruan të dielen gazeta gjermane “Welt am Sonntag”.

Kufizimet do të kryhen në bazë të vendimit të 2016-tës për lehtësimet për qytetarët e Ballkanit. Grupet punuese të fraksionit qeverisës janë pajtuar që lehtësimet, që skadojnë në fund të vitit, t’i vazhdojnë për edhe dy vjet, por në të njëjtën kohë janë pajtuar që të kufizohet mundësia e shfrytëzimit të tyre për fuqinë punëtore të pakualifikuar të Ballkanit, transmeton KOHA.

Mathias Middelberg, zëdhënës i koalicionit qeverisës për politika të brendshme në Bundestag, ka thënë për “Ëelt am Sonntag”: “Jemi në një rënie të madhe ekonomike dhe tani kemi 600.000 të papunë më shumë sesa një vit më parë. Në një gjendje të tillë, mosndryshimi i rregullores për Ballkanin Perëndimor nuk përbën opsion. Prandaj po bëjmë fushatë për kufizim të qartë të rregullores: dy në vend të pesë vjetëve dhe një kuotë vjetore prej më së shumti 15.000 vetash”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com