Gjykata po e fsheh nga publiku të vërtetën e rastit “Reket”, pse ndryshoi mendje Ruskoska!? – AlbMania          

Gjykata po e fsheh nga publiku të vërtetën e rastit “Reket”, pse ndryshoi mendje Ruskoska!?

 Gjykata po e fsheh nga publiku të vërtetën e rastit “Reket”, pse ndryshoi mendje Ruskoska!?

Prokurorja për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit Villma Ruskoska nuk dëshiroi të japë deklaratë, ndërsa avokatët e të akuzuarve në rastin “Reket” deshtën, por nuk guxuan të komentojnë asgjë nga ajo se çfarë u dëgjua sot në seancë nga materialet e USB-së së Zoran Mileski Kiçeec.

Edhe pse Ruskoska dje paralajmëroi se është në interes të opinionit që bisedat e përgjuara të tregohen në publik, sot ajo kërkoi që publiku të përjashtohet nga seanca. Ajo ishte decide se nuk ka çfarë të shtojë, se deklaratë ka dhënë dje, ndërsa për atë pse seanca ishte e mbyllur duhet të kërkohet përgjigje nga gjykatësja Vaska Nikollovska Masevska.

Deljo Kadiev njëri prej avokatëve të Katica Janevës deklaroi se asgjë nuk guxojnë të komentojnë nga materialet e prezantuara në seancë pasi që gjykata vendosi të përjashtojë publikun.

“Edhe pse dje ishte paralajmëruar se do të dëgjohen inçizimet dhe se kjo po bëhet për publikun, ne konsideruam se për një inçizim ndoshta kishte bazë për t’u përjashtuar opinioni, por në inçizimet tjera sipas mendimit tonë duheshte që edhe publiku të mer pjesë dhe t’i dëgjojë ato inçizime. Konsideorjmë se me përjashtimin e publikut sot në një mënyrë u pengua mundësia që opinioni të njihet me përmbajtjen e atyre inçizimeve, por kjo ishte vendimi i gjykatës”, tha avokatja e dytë e Katica Janevës, Irena Frçkoska.

Ajo u tha gazetarëve t’a pyesin Ruskoskën pse është bërë pishman në 24 orët e fundit sa i përket mbyljjes së seancës, apo ndoshta ka patur ndonjë presion politik sa i përket kësaj çështjeje.

Në seancat e ardhshme do të paraqiten edhe disa dëshmitarë të rinjë të cilët i propozoi avokati i të akuzuarit Bojan Jovanovski.

Ai tha se në listën e dëshmitarëve nuk ka asgjë spektakolare./Zhurnal.mk/