Gjykata Speciale s’ka të ndalur: I dërgon ftesë edhe ish-agjentit të SHIK-ut dhe ish-eprorit të UÇK-së

 Gjykata Speciale s’ka të ndalur: I dërgon ftesë edhe ish-agjentit të SHIK-ut dhe ish-eprorit të UÇK-së

Gjykata Speciale, ka filluar seriozisht punën e saj, sidomos këtë javë.

Specialja ka dërguar dhjetëra ftesa për paraqitje në Hagë vetëm gjatë këtyre 2-3 ditëve.

E ndër të ftuarit e kësaj Gjykate është edhe ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, TMK-së dhe ish-agjentit të SHIK-ut, Naim Miftarit.

Miftari përmes një postimi në Facebook, ka treguar se me datën 4, 5 dhe 6 nëntor është i ftuar në Gjykatën Speciale.

“Miq të nderuar me datën 4, 5, 6, nëntor jam i ftuar në gjykatën ndërkombëtare në Hagë si ish-pjesëtar dhe epror i UÇK/TMK-së ku pata nderin të jem pjesë e luftës shumë të drejt çlirimtare të Kosovës 1998/99/2000, kësaj ftese do ti përgjigjem pozitivisht dhe me shumë qetësi”, shkruan Miftari në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai tutje ka thënë se, brenda kësaj fundjave do të na njofton më gjerësisht me informacione shtesë rreth kësaj ftese.