Gjyla Çeliku tallet me Besën: Zaev do flasë shqip, Bilalli maqedonisht në fushatë – AlbMania          

Gjyla Çeliku tallet me Besën: Zaev do flasë shqip, Bilalli maqedonisht në fushatë

 Gjyla Çeliku tallet me Besën: Zaev do flasë shqip, Bilalli maqedonisht në fushatë

Profesoresha universitare Gjyla Celiku ka komentuar koalicionin e parë parazgjedhor ende jozyrtar mes LSDM-së të Zoran Zaevit dhe Lëvizjes BESA të Bilall Kasamit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që janë të parapara të mbahen më 12 Prill, përcjell AlbMania.info

Postimi i plotë i Gjyla Çelikut:

“Ju që ofendonit para një jave në reflektimin tim për përkrahjen e OPOZITËS SHQIPTARE dhe paralajmërimin që Besa do të bashkohet me Zaevin, sot keni mundësi t’i shikoni në media dhe shumë shpejt do dalin me një platformë të përbashkët!
Nuk e di a do mësoj Zoran Zaev shqip, apo Bilall Kasami do flasi maqedonisht në fushatë?!
Bilall Kasami tash shkon në Amerikë për të realizuar takime atje me diplomatë që u paguhen takimet dhe fotografitë, por që kur të kthehet të arsyetohet që “Amerika paska dashur që të realizohet ky koalicion” dhe të gënjej shqiptarët që ta votojnë. Lobimet i kanë ndihmuar popullit shqiptarë dhe bëhen, o me pare shumë, o me shokë shumë, pasi në Amerikë çdo gjë paguhet. Për përkrahje nga Amerika deklarohet shteti ose ambasadat, jo diplomatët, ndaj të dashur shqiptarë mos u besoni gënjeshtrave për interesa partiake dhe personale, Amerika përkrah verdiktin e popullit, jo partinë. Nëse Bilalli i mori vulat dhe tash i ka borxh Zaevit, nuk u desh te shpifte për Aleancën dhe Alternativën, as për Ziadinin dhe Afrimin, por të tregonte arsyen si burrë. Nejse, vendin e kishte te opozita e pastër shqiptare e cila do jete vendimtare e këtyre zgjedhjeve, sepse populli e kërkonte, por Bilalli as nuk dëgjonte dhe vetëm akuzonte!

Shqiptarët do votojnë opozitën e pastër shqiptare, ndërsa ju Zaev&Bilall të dy i gënjyet!

NDRYSHIMINdoTAsjelliOPOZITASHQIPTARE🇦🇱”, ka shkruar profesoresha Gjyla Çeliku./AlbMania/