Gjylameti: S’ka marrëveshje PS-PD, por ftesë për dialog

 Gjylameti: S’ka marrëveshje PS-PD, por ftesë për dialog

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti tha se nuk ka një marrëveshje mes PS dhe PD, por ka vetëm ftesë për dialog. E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Gjylameti u shpreh se tryeza për reformën zgjedhore tregon se dialogu ka filluar.

Sipas saj, tryeza për reformën zgjedhore është një hap i parë për zgjidhjen e krizës politike. Ndërsa theksoi se ftesa ndaj opozitës jo parlamentare do të jetë e vazhdueshme edhe në tryeza të tjera.

Pyetje: A ka një marrëveshje mes PS dhe PD, pasi opozita e re i druhet një marrëveshje të tillë?

Gjylameti: Jo, ka një ftesë për dialog, një ftesë e përsëritur herë pas here, rregullisht. Ka qenë opozita jo parlamentare që në takimet që ka patur me grupin e CDU – CSU e kanë vendosur në kushtet për hapjen e negociatave, reformën zgjedhore.

Ftesa vazhdon ende. Ai momenti i djeshëm tregoi që dialogu ka filluar, ta çojmë më tutje me veprime konkrete në mënyrë që ta votojmë sëbashku me kolegët tanë të opozitës në parlament këtë reformë që është e shumëpritur.

Pyetje: Pra e shihni si një hap të parë të zgjidhjes së krizës politike, tyrezën për reformën zgjedhore?

Gjylameti: Unë mendoj që po, pavarësisht faktit se ishte në nivel ekspertësh nga PD, pavarësisht se mbajtën një deklaratë politike dhe e lanë me aq, por nuk erdhën me propozime konkrete për të zgjidhur ngërçin dhe për të adresuar problematikat që kanë të bëjmë me administrimin e procesit zgjedhor. Hapi i parë është pozitiv. Nëse besoj se ftesës sonë të vazhdueshëm do ti përgjigjen dhe po ashtu edhe nga partnerët ndërkombëtarët që janë pjesë e pandarë e këtij procesi. Nëse ngelemi në fazën e retorikës dhe nuk ulemi në tavolinë për të adresuar problemet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor në fund të ditës nuk kemi arritur asgjë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com