Google do të investojë 9.5 miliardë dollarë për krijimin e mbi 12.000 vendeve të punës në SHBA – AlbMania      

Google do të investojë 9.5 miliardë dollarë për krijimin e mbi 12.000 vendeve të punës në SHBA

 Google do të investojë 9.5 miliardë dollarë për krijimin e mbi 12.000 vendeve të punës në SHBA

Kompania Google ka njoftuar të mërkurën se planifikon të investojë rreth 9.5 miliardë dollarë në zyrat dhe qendrat e të dhënave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë vit.

Google, që është në pronësi të Alphabet, ka bërë të ditur se investimi do të krijojë të paktën 12,000 vende pune gjatë këtij viti dhe do të fokusohet në qendrat e të dhënave në disa shtete, duke përfshirë Nevadan, Nebraskan dhe Virginian.

Kompania do të hapë një zyrë të re në Atlanta këtë vit dhe do të zgjerojë qendrën e saj të të dhënave në Storey County të Nevadas, ka bërë të ditur Google, raportoi Reuters.

Bazuar në raportin e tij të ndikimit ekonomik gjatë vitit 2021, Google gjatë vitit të kaluar ndihmoi në ofrimin e 617 miliardë dollarëve në aktivitete ekonomike për bizneset, krijuesit dhe zhvilluesit amerikanë.