Granit Xhaka do të jetë kapin i Zvicrës në Ligën e Kombeve – AlbMania      

Granit Xhaka do të jetë kapin i Zvicrës në Ligën e Kombeve

 Granit Xhaka do të jetë kapin i Zvicrës në Ligën e Kombeve

Lojtari kosovar me nënshtetësi zvicerane, Granit Xhaka, do ta mbajë shiritin e kapitenit në ndeshjet e mbetura në kuadër të Ligës së Kombeve dhe Kampionatit Botëror për Zvicrën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kombëtarja e Zvicrës përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në Facebook, përcjell GazetaBlic Sport.

Edhe kombëtarja e Zvicrës do të mbajë shiritin me ngjyrat e LGBT, duke konfirmuar mbështetjën për këtë komunitet.Me fushatën OneLove, 10 kombe po përhapin mesazhin për t’u bashkuar dhe lidhur dhe jo për të përjashtuar dhe diskriminuar.

Shiriti i OneLove tregon të kuqe/të zezë/gjelbër për të gjithë pavarësisht nga trashëgimia apo prejardhja, ndërsa rozë/verdhë/kaltër pasqyron të gjitha gjinitë dhe identitetet seksuale.