Gruaja raportoi për dhunë në familje, përfundoi me vrasje të policit dhe verbërim të tjetrit

 Gruaja raportoi për dhunë në familje, përfundoi me vrasje të policit dhe verbërim të tjetrit

Polici i Kosovës, Sami Thaqi, ka vdekur mbrëmë gjatë një aksioni anti-drogë në një shtëpi në Zhur të Prizrenit pasi hasi në një bombë të vendosur nga pronari. Po ashtu, edhe një ndër dy policët e vrarë po dyshohet se u verbërua nga shpërthimi.

Siç merr vesh Klan Kosova, gruaja e të dyshuarit fillimisht kishte raportuar policinë për dhunë në familje dhe policia ka intervenuar. Më pas gruaja i ka treguar policisë se burri i saj i dhunshëm mban armë dhe drogë duke bërë që policia të kërkojë ndihmë nga ekipi i njësisë speciale anti-drogë, pjesë e të cilit ishte edhe polici i vrarë.

Gjate bastisjes për narkotik, polici tashmë i ndjerë ka hasur ne një bombe të vendosur në një dhomë të shtëpisë si lloj magazine.

Nga ky shpërthim mbeti i lënduar edhe fëmija 12 vjeçar i të dyshuarit dhe dy policë të tjerë që janë duke u trajtuar në QKUK. Fatkeqësisht njëri nga policët po dyshohet se është verbuar nga lëndimet e rënda që ka marrë në fytyrë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com