Grubit i pengojën pyetjet e gazetarëve, kërkon sa më shpejt të ik nga pressi – AlbMania    
     

Grubit i pengojën pyetjet e gazetarëve, kërkon sa më shpejt të ik nga pressi

 Grubit i pengojën pyetjet e gazetarëve, kërkon sa më shpejt të ik nga pressi

Artan Grubit i kanë penguar pyetjet e gazetarëve në Tetovë, ku gazetarët kanë pyetur për përgjegjësit lidhur me tragjedinë në Tetovë.

Pas disa pyetjeve të gazetarëve ai u drejtua me fjalët “nuk do ta bëjmë këtu intervistë, kemi edhe vende tjera”.

Ndërsa në pyetjet se kush duhet të jep përgjegjësi ai tha se tani nuk është koha për përgjegjësi por të kryhet hetimi.

“Vlerësoj tash është koha që ta menaxhojmë situatën në ballë dhe jo të tërhiqemi nga përgjegjësia dhe nga situata. Pas përmbylljes së hetimit me ndihmën ndërkombëtare do të shohim se kush do të merr përgjegjësi”, tha Grubi.