Gurri qe flet shqip: “Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtu rrojmë, këtu hapim varret” (Foto)

 Gurri qe flet shqip: “Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtu rrojmë, këtu hapim varret” (Foto)

Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip” hur gjysma e botës fliste shqip.

Kohët e fundit kanë dalë shumë studiues, historianë dhe pellazgollogë amatorë që me hipotezat dhe argumentet e tyre, janë kundër tezave të deritanishme të prejardhjes së shqiptarëve dhe grekëve, por që nuk gjejnë mbështetje nga institucionet tona të specializuara shkencore. Madje përqeshen dhe shihen me skepticizëm përpjekjet dhe punimet e tyre. Por këta “pellazgologë” janë këmbëngulës në ato që thonë dhe që bëjnë. Ata vazhdimisht kërkojnë që punimet e tyre të marrin statusin e studimeve të institucionalizuara përsa i përket prejardhjes së gjuhës shqipe dhe sidomos mitologjisë greke, që nuk është greke, por pellazge; ndërsa kultura e helenëve të lashtë, nuk është gjë tjetër, veçse, një degëzim i kulturës pellazgjike. Gjë që duhet të bëhet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Një nga prurjet më të fundit me prova shkencore se shqipja vjen nga pellazgjishtja është edhe libri i studiuesit Muharrem Abazajt “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, në të cilin, kjo tezë zberthehet në mënyrën më të mirë shkencore. Abazaj, mirëfillti shkencërisht nëpërmjet një çelsi gjuhësor zbërthen gjithçka deri dhe në detaje.

I parë në këtë këndvështrim, libri “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, është një kontribut i çmuar në fushën e historisë së lashtë shqiptare, pse jo dhe asaj mesdhetare e më gjerë, ku kanë jetuar Pellazgët dhe më pas pasardhësit e tyre, Ilirët.

Si të gjithë popujt e qytetëruar edhe ne shqiptarët kemi qenë gjithmonë të interesuar të njohim identitetin tonë kombëtar, të dimë gjenezën e kombit tonë.

Një ndër drejtimet kryesore për të arritur në përcaktimin e gjenezës së kombit tonë ka qenë zbulimi i prejardhjes së gjuhës shqipe, pasi dihet se gjuha është një ndër tiparet themelore të një kombi. Përpjekjet për zbulimin e prejardhjes së gjuhë shqipe kanë filluar që para tre shekujsh.

Janë hedhur për diskutim shumë teza: prejardhaj e shqipes nga thrakishtja, nga sanskrishtja, pellazgjishtja, nga balto-sllavishtja, nga keltishtja etj. Nga të gjitha këto teza, dy prej tyre janë trajtuar më gjerë.

E para, prejardhja e shqipes nga pellazgjishtja dhe e dyta prejardhja e saj nga ilirishtja, por që ka fituar më tepër terren e besim kjo e dyta. Kjo tezë gjeti një mbështetje të madhe jo vetëm nga studiuesit shqiptarë, por edhe ata të huaj. Gjurmët në trajtën e folur mund të gjenden në emëtimet që janë bërë nga kjo gjuhë

Ja ç’shkruhet në Gurrin e Lemnosit

Një mbishkrim i tillë mjaft i vjetër është gjetur në territorin e Greqisë, në ishullin Lemnos, i cili datohet si i shek VI. p.e.r. Ai është bërë objekt deshifrimi nga shumë studiues, midis të cilëve edhe Nermini Vlora (Falasci), e cila ka deshifruar një pjesë të mirë të shkrimit. Por, siç thotë ajo, nuk e vazhdoi më tej për mungesë të njohjes thellë të gjuhës shqipe. Duke punuar mjaft me këtë mbishkrim, studiuesi Muharrem Abazaj arriti të identifikojë aty shumë nga ato fjalëza njërrokëshe pellazge, identike ose të përqasura me ato fjalë shqipe që kishte dalluar tek toponimet.

Përmbajtja e këtij mbishkrimi është një një histori e dhimbshme e lidhur me pronën, me tokën. Pronarët legjitim të tokës i përgjigjen në këtë mënyrë zaptuesit të tokës së tyre: “Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtu rrojmë, këtu hapim varret”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com