Haitham bin Tariq, Sulltani i ri i Omanit

 Haitham bin Tariq, Sulltani i ri i Omanit

Haitham bin Tariq, ministri i kulturës dhe një i afërm i të ndjerit Sulltanit Qaboos, u betua të shtunën për Sulltanin e ri të Omanit, tha qeveria.

“Haitham bin Tariq u betua si sovrani i ri (…) pas një takimi të familjes mbretërore që konfirmoi zgjedhjen e tij (si pasardhës të të ndjerit) Sulltan”” shkroi qeveria në Twitter.

Një komentues i televizionit tha se familja hapur një zarf në të cilën Sulltan Qaboos kishte emëruar pasardhësin e tij.

Sipas kushtetutës së Omanit, shtëpia mbretërore mund të emërojë një pasardhës brenda tre ditëve nga froni i lirë.

Sulltani Qaboos bin Said vdiq të premten mbrëma. /tesheshi.com/