Hajnat vjedhin medalje dhe ar në muzeun e policisë naziste në Berlin

 Hajnat vjedhin medalje dhe ar në muzeun e policisë naziste në Berlin

Grabitës të panjohur kanë vjedhur medalje të periudhës komuniste dhe stoli të ndryshme në muzeun “Stasi” në Berlin. Ky muze ndodhet në ish-ndërtesën e policisë sekrete të Gjermanisë.

Kjo vjedhje ndodhi vetëm gjashtë ditë pas vjedhjes së diamanteve me vlerë të miliona eurove në një muze në Dresden.

Drejtori i këtij muzeu në Berlin, Jorg Drieselmann, tha se gjërat e vjedhura e kanë vlerën e mijëra eurove.

Rrjeti “Stasi” e kishte një rrjet të gjerë spiunësh dhe informatorësh në Gjermaninë Lindore të atëhershme.

Drejtoi tha se hajnat i kanë vjedhur tetë ose nëntë medalje, por dëmi fizik i shkaktuar gjatë hyrjes në ndërtesë ka vlerë më të madhe materiale sesa vlera e medaljeve të vjedhura.

Në mesin e medaljeve të vjedhura ishin medaljet e quajtura “Urdhri i Marksit” dhe “Urdhri i Leninit”.

Përpos medaljeve, hajnat i vodhën edhe një palë vathë, një unazë me perla dhe dy ora të arit, shkruan “BBC”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com