Hakan Çalhanoglu firmos me Interin

 Hakan Çalhanoglu firmos me Interin

Hakan Çalhanoglu është lojtari i ri i Interit.

Fantazisti turk ka firmosur pak më parë kontratën e tij që do ta lidhë me skuadrën zikaltër për tre vitet e ardhshme me një pagë prej 5 milionë eurosh.

Mungon vetëm zyrtarizimi i klubit zikalër për të vulosur përfundimisht “tradhtinë” e 27-vjeçarit për Milanin.

Çalhanoglu lë kuqezinjtë pas 4 sezonesh për t’u transferuar nga krahu tjetër i Milanos me parametra zero me arsyen financiare ku drejtuesit e Milanit nuk po gjenin gjuën e përbashkët me fantazistin turk, ndërsa Interi përfitoi nga ky moment për t’ia rrëmbyer “kushurinjve” play-maker-in e tyre.