Hapja e kufijve, Spasovski: Vendosin autoritetet shëndetësore – AlbMania          

Hapja e kufijve, Spasovski: Vendosin autoritetet shëndetësore

 Hapja e kufijve, Spasovski: Vendosin autoritetet shëndetësore

Autoritetet shëndetësore duhet të vendosin sa i përket hapjes së kufijve. Kështu ka deklaruar sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke shtuar se të gjitha vendimet e mëhershme janë marrë duke u bazuar në vendimet e Komisionit për sëmundje infektive.

“Kjo është pyetje në të cilën duhet të përgjigjen autoritetet shëndetësore, e dini se edhe vendimet e më hershme janë marrë duke u bazuar në vendimet e personave kompetentë në pjesën e epidemiologjisë dhe protokolleve shëndetësore, këtu bën pjesë Ministria e shëndetësisë së bashku me Komisionin për sëmundje infektive në bisedime me shtete tjera, ashtu siç do të vlerësojnë se është më mirë për qytetarët, ashtu do të vendoset”, ka deklaruar Spasovski.