Haradinaj: Dokumentimi i krimeve serbe është obligim ndaj brezave që do të vijnë dhe parahistorisë – AlbMania      

Haradinaj: Dokumentimi i krimeve serbe është obligim ndaj brezave që do të vijnë dhe parahistorisë

 Haradinaj: Dokumentimi i krimeve serbe është obligim ndaj brezave që do të vijnë dhe parahistorisë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ka marrë pjesë në promovimin e librit “Tokë e mbjellë me varre” të autorit Dibran Fylli.

Haradinaj ka thënë në këtë rast se dokumentimi dhe argumentimi i të gjitha krimeve të pushtuesit në Kosoë, është detyrë dhe obligim ndaj brezave dhe para historisë.

“Dokumentimi dhe argumentimi i të gjitha krimeve të pushtuesit në Kosovë, është detyrë dhe obligim ndaj brezave dhe para historisë. Kënaqësi të isha i pranishëm sot në promovimin e librit “Tokë e mbjellë me varre” të autorit, e luftëtarit të lirisë, Dibran Fyllit”, ka thënë Haradinaj,

Haradinaj ka theksuar se shqiptarët janë përgjakur dy herë në histori, në përpjekje për të mbrojtur të drejtat e tyre.

“Shqiptarët janë përgjakur shumë herë nëpër histori në mbrojte të të drejtës së tyre. Për t’i dëshmuar krimet e viteve 1998/99, autori dhe veprimtari Dibran Fylli në librin e tij, pos përkujtimit të projekteve shfarosëse antishqiptare, sjellë të dhëna të dorës së parë, që do të shërbejnë jo vetëm për shkrimin e historisë sonë të re, por edhe për dëshmi që shërbejnë për vendosjen e drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai është shprehur mirënjohës për këtë vepër, që brezat e rinj të mos e harrojnë “luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të dëshmorëve e martirëve të kombit.”