Harmonizohet Qeveria e re, shkurtohen 7 ministri

 Harmonizohet Qeveria e re, shkurtohen 7 ministri

Kryesitë më të larta të LSDM-së dhe BDI-së mbrëmë në mbledhje e mbështetën marrëveshjen për formim të shumicës së re parlamentare dhe qeveri të koalicionit me mandat katërvjeçar si dhe i konfirmuan kandidatët në kabinetin qeveritar, që do ta kryesojë mandatari Zoran Zaev.

Në qeverinë e re, në vend të 26, si deri më tani, do të ketë 19 ministra apo shtatë më pak.

Nga radhët e LSDM-së ministër i Punëve të Brendshme do të jetë Oliver Spasovski, e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ndërsa i Drejtësisë, Bojan Mariçiq. Bllagoj Boçvaski do ta udhëheqë Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Jagoda Shahpaska me resorin e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa Irena Stefkovska do të jetë ministre e e e Kulturës.

Venko Filipçe mbetet ministër i Shëndetësisë, Milla Carovska do të kryesojë me Ministrinë e Asimit dhe Shkencës, ndërsa shefi i deritanishëm i diplomacisë, Nikolla Dimitrov do të jetë zëvendëskryeministër i angazhuar për Çështje Evropiane. Fatmir Bytyçi do të jetë zëvendëskyeministër për Çështje Ekonomike, ndërsa Ljupço Nikollovski zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit.

Ministër i Vetëqeverisjes Lokale do të dihet plotësisht dhe do të jetë nga radhët e PLD-së, përderisa BESA e mori resorin e Bujqësisë, ndërsa kandidatin e vet duhej ta konfirmonte në takimin e mbrëmshëm të Këshillit qendror.

Nga radhët e BDI-së, Artan Grubi do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistem Politik, Fatmir Besimi ministër i Financave, Bujar Osmani ministër i Punëve të Jashtme, Kreshnik Bekteshi ministër i Ekonomisë, Naser Nuredini ministër i Mjedisit Jetësor. Mbetet të konfirmohet edhe kandidat.

Pas mbledhjes së KQ të LSDM-së, mandatari dhe lideri partiak, Zoran Zaev tha se prioritete të Qeverisë së do të jenë ekonomia, reformat gjyqësore, projektet kapitale infrastrukturore, mjedisi jetësor dhe investimi në shëndetësi. Vazhdon implementimi i marrëveshjeve me Greqinë dhe asaj të Prespës si dhe Marrëveshja e Ohrit.

“Kishim guximin e mjaftueshëm unë dhe Ahmeti dhe LSDM e BDI të dakordohemi që unë ta udhëheq qeverinë katër vjet, ndërsa njëqind ditët e fundit kryeministër të jetë me propozim të BDI-së me ujdi të përbashkët. Shumica parlamentare do ta respektojë frymën e punës së përbashkët e cila nënkupton konstruktivitet, dialog, respektim të mendimit ndryshe të bazuar në argumente dhe ndërtim të demokracisë konsensuale në vend të paralelizmave, etnocentrizmit dhe mbivotimit. LSDM dhe BDI tashmë i harmonizojnë platformat e tyre zgjedhore në programin e përbashkët qeveritar katërvjeçar”, ka thënë Zaev.

Ai potencoi se fokusi kryesor do të vihet në përforcimin e standardit ekonomik, rritjen e rrogave dhe pensioneve, hapjen e vendeve të reja të punës dhe tërheqjen e investimeve të reja si dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të ekonomisë vendore.

EMrat e kandidatëve për ministra në Qeverinë e re nga radhët e BDI-së, i kumtoi lideri partiak, Ali Ahmeti pas mbledhjes së mbrëmshme të Këshillit qendror të partisë, i cili paralajmëroi edhe se Talat Xhaferi do të rizgjidhet kryetar i Kuvendit.

Ahmeti theksoi se ka shumë projekte në të cilat do të përkushtohet Qeveria e re, përfundimi i së cilës do të sjellë përfitime për qytetarët, si autostrada Kërçovë-Ohër, Shkup-Kaçanik dhe gazsjellësi.

“Kjo Qeveri do ta vazhdojë rrugën drejt integrimit evropian dhe partneritetit euroatlantik dhe do të jetë mbrojtëse e Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, Marrëveshjes së Ohrit, por edhe do të zbatojë veting në politikë dhe gjyqësi, dhe do të fokusohet në zhvillimin ekonomik”, tha Ahmeti.

Para mbledhjes së KQ të LSDM-së, Zaev dhe sekretari i përgjithshëm partiak, Ljupço Nikollovski patën takim me liderët dhe përfaqësuesit e partive nga koalicioni “Mundemi”, të cilët i dhanë mbështetje të plotë marrëveshjes për koalicionim me BDI-në, si dhe vlerave dhe parimeve të cilat dalin nga ajo në drejtim të transformimit të shpejtë të shtetit.

Para të pranishmëve, siç kumtoi LSDM, Zaev i prezantoi prioritetet kryesore të Qeverisë së re për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Ai tha se kuadro cilësore, të ndershme dhe përgjegjëse do të propozohen nga të gjitha subjektet politike në koalicionin “Mundemi”, kuadro të cilat janë të gatshme në tërësi të reflektojnë ndaj përcaktimeve dhe parimeve programore të qeverisë së re.

Sipas LSDM-së, marrëveshja e koalicionit me BDI-në bazohet në parime të fuqishme dhe ndarje të përgjegjësive në Qeverinë e re të kryesuar nga Zaevi, e cila në mandat të plotë, katërvjeçar do të reflektojë rezultate para qytetarëve, do të propozohen kuadro cilësore, të ndershme dhe përgjegjëse do të propozohen nga të gjitha subjektet politike në koalicionin “Mundemi”, kuadro të cilat janë të gatshme në tërësi të reflektojnë ndaj përcaktimeve dhe parimeve programore të qeverisë së re.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com