Haxhiu: Veseli të rri larg rastit të Astrit Deharit

 Haxhiu: Veseli të rri larg rastit të Astrit Deharit

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka kërkuar nga kreu i PDK-së, Kadri Veseli që të rrijë larg rastit të Astrit Deharit.

“Sa i përket deklaratave të Kadri Veseli, dua të theksoj se Kadri Veseli duhet të i mbaj duart larg nga ky rast. Ju e dini që para se të ndodh rasti i Astritit ka pasur kërcënime nga foltorja e Kuvendit për këtë rast pikërisht nga Kadri Veseli tash së fundi e përmendi vrasjen. Tashmë është duke u marrë Prokuroria Speciale me këtë rast. Unë mendoj se ai po mundohet të dëmtoj këtë proces”, tha Haxhiu.

Këto deklarata Haxhiu i bëri para gazetarëve pasi vizitoi dhomën ku është gjetur i vdekur ish- aktivisti i LVV-së në vitin 2016, Astrit Dehari.

Kadri Veseli në një deklaratë gjatë ditës së hënë në seancën për votimin e qeverisë Kurti kishte thënë se gjatë mandatit “do të flasim edhe për vrasjen e Astrit Deharit, me emrin e të cilit keni abuzuar dhe akuzuar çdo kundërshtar politik, përfshirë këta që i keni në koalicion”.

Gjithashtu Haxhiu tha se ka pranuar dy raporte për vdekjen e Astrit Deharit dhe të njëjtat do t’i analizoj.

“Unë sot kam pranuar dy raporte të Inspektoratit me rastin e Astrit Deharit dhe do t’i analizoj”- tha Haxhiu.

Haxhiu para gazetarëve tha edhe se do të i ofroj përkrahje Prokurorisë Speciale në lidhje me hetimin e rastit të vdekjes së Astrit Deharit.

Albuena Haxhiu dy ditë më parë ka pranuar mandatin për të drejtuar Ministrinë e Drejtësisë.

Kjo ministri në kohën e vdekjes së Astrit Deharit ishte udhëhequr nga Dhurata Hoxha nga radhët e PDK-së e më pas nga Abelard Tahiri nga e njëjta parti.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com