Henderson shpallet futbollisti më i mirë i sezonit në Premierligë

 Henderson shpallet futbollisti më i mirë i sezonit në Premierligë

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson u shpall më i miri.

Jordan Henderson është zgjedhur si futbollisti më i mirë i sezonit 2019-2020 të Premier League nga shoqata e gazetarëve të futbollit britanik.

Kapiteni i Liverpoolit është vlerësuar me këtë çmim special për vetë faktin se ishte një nga lojtarët më të mirë dhe lideri i The Reds në këtë edicion historik që riktheu titullin në Anfield Road pas 30 vitesh.

Henderson i cili është aktivizuar në 30 takime me Liverpoolin në këtë sezon mposhti në përzgjedhjet e gazetarëve dhe korrespondentëve sportivë konkurencën e yllit të Manchester City-t Kevin De Bruyne dhe atë të sulmuesit të Manchester United Marcus Rashford.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com