Higuain përmbys Atalantën, i jep tri pikët Juventusit

 Higuain përmbys Atalantën, i jep tri pikët Juventusit

Kampionët në fuqi të Serie A, kanë fituar në udhëtim kundër Atalantas, me rezultatin 1:3.

‘Zonja e vjetër’ e gjeti vetën në disavantazh në minutën e 56’ të takimit, kur Robin Gesens shënonte për 1:0.

Përgjigja e Juventus erdhi fillimisht në minutën e 74’, kur ylli argjentinas, Gonzalo Higuain, barazoi shifrat në 1:1.

I njëjti shënoi për 1:2 vetëm 8 minuta më vonë, për të bërë përmbysjen e madhe të Juventus.

Ishte minuta e 93′ kur Paulo Dybala vulosi rezultatin final të këtij takimi, duke shënuar një gol të bukur për 1:3, dhe për nokautin e Atalanta.

Juventus numëron tashmë 35 pikë për pozitën e parë, pas 13 ndeshjeve të luajtura, kurse Atalanta numëron 22 pikë për pozitën e pestë. /Lajmi.net/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com