Histori suksesi: Shqiptari nga Gostivari pranohet në 5 universitete në botë

 Histori suksesi: Shqiptari nga Gostivari pranohet në 5 universitete në botë

Naser Veliu nga Gostivari do të ndjek studimet në 5 universitete prestigjioze

Sukseset e arritura në “Yahya Kemal College – Tetovë” si nxënës i rregullt në këtë shkollë, kanë bërë të mundur që maturanti Naser Veliu nga Gostivari të vazhdon mësimet respektivisht studimet në pesë universitete prestigjioze të botës.

Nga Yahya Kemal College – Tetovë, njoftuan që Naser Veliu është pranuar në 5 universitete prestigjioze, siç janë: King’s College London, The University of Edinburgh, The University of Manchester, The University of Sheffield dhe University of Leeds.

“Naser Veliut i urojmë suksese në studimet akademike”, uruan nga Yahya Kemal College – Tetovë.

Naser Veliu, krahas sukseseve në shkollë është aktiv edhe në shoqërinë civile. Së fundmi, nga “Go Green” u shpall ambasador i ri për ndryshime klimatike, ndërsa aktiv është edhe në shoqatën Environmental Youth Organization-EYO dhe Unionin e Nxënësve të Shkollave të Mesme – UNSHM.

Në proektin Heronjtë e ri, Naseri filloi akcion për pastrimin e lumit Vardar dhe shtegut për ecje nga Gostivari deri në fshatin Vërtok, duke dëshmuar përegjegjësi shoqërore.

Veliu ka marë pjesë dhe në gara të ndryshme shkollore dhe gjithmonë është kthyer me vendin e parë.

Kujtojmë që Naser Veliu është trashigimtarë i një familje atdhetarësh nga rrethina e Gostivarit, respektivisht fshati Sërmnovë. Ai bart emrin e gjyshit të tij, dëshmorit të kombit Naser Veliu.