Histori të trishta, kush janë 40 viktimat nga tërmetet në Shqipëri (Foto)

 Histori të trishta, kush janë 40 viktimat nga tërmetet në Shqipëri (Foto)

Në Durrës:

Sahad Lala, 79 vjeçe

Amelia Lala, 8 vjeçe

DIENA DHE EISELA KARANXHA
Diena Karanxha(Meçja), 30 vjeçe. Diena doli e gjallë nga rrënojat e një pallati 6-katësh në Durës, teksa Eisela, e bija, kishte ngecur nën rrënoja. Diena ndërroi jetë në spital, kur mori vesh se bija kishte humbur jetën. Dy vite më parë, 30-vjeçarja kishte humbur bashkëshortin.

Eisela Karanxha, 8 vjeçe

BAJRAM HAJDARMATAJ

Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç. Hajdarmataj ndodhej në Kavalishencë në Durrës në momentin që ra tërmeti. Ai ishte pedagog në një kurs trajnimi për forcat policore. Hajdarmataj u përcoll për banesën e fundit në qytetin e tij të lindjes, në Tropojë. Ai la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë.

Sadik Qato, 85 vjeç

VËLLEZËRIT ABAZI

Isa Abazi, 32 vjeç . Isai dhe Shemsedini ishin vëllezër me profesion mekanikë nga Kosova, të cilët humbën jetën nën rrënojat e Hotel Tropikal në durrës. Ata lanë pas fëmijë të vegjël, njëri katër dhe tjetri dy. Vite më parë, familja Abazi humbi një tjetër djalë, i cili u godit për vdekje me thikë. Prindërve të tyre u ka mbetur vetëm një djalë.

Shemsedin Abazi, 36 vjeç

Flatar Zenelaj, 64 vjeç

EVIOLA BROSHKA
Eviola Broshka, 28 vjeçe. Me banim në Tiranë, në zonën e Astirit, Eviolës i prishën shtëpinë. Ajo ndodhej në Hotel Miramare çastet e tërmetit. Me profesion balerinë, Eviola kujdesej për nënën e saj të sëmurë

KRISTI REÇI
Kristi Reçi, 25 vjeçe. Kristi ishte studente e Mjekësisë, kishte ëndërr të bëhej dermatologe. Gjithë familja e saj u shua në tërmet.

EDUART DHE DOLORA REÇI

Eduart Reçi, babai i Kristit.

Dolora Reçi, nëna e Kristit.

Klaus Reçi, vëllai i Kristit

Në Thumanë:

Ariela Lala, 4 vjeçe

Selvie Lala, 77 vjeçe

BUKURIE LEKA

Bukurie Leka, 70 vjeç, ishte në gjumë kur ra tërmeti dhe për fat të keq, s’u zgjua më kurrë.

HASAN ALBERT CARA

Hasan Albert Cara nuk pati fatin të festonte ditëlindjen e tij të 18. Dje, ai duhej të dilte me shoqërinë e tij, që i kishte përgatitur edhe tortën e ditëlindjes, por doli i pajetë nga rrënojat e pallatit të shembur në Thumanë.

ALMIR DHE STELA CARA
Almir Albert Cara dhe Stela ishin të fejuar. Ata do të martoheshin verën e vitit 2020. Babai i Stelës ishte ndarë nga jetë disa vite më parë.

Stela Zvergeci, e fejuara e Almirit.

Erisa Albert Cara, 25 vjeçe. Erisa ishte motra e Hasanit dhe Almirit.

Fatmira Cara, nëna e Hasanit, Almirit dhe Erisës.

Anthi Cara

Sadajana Cara

Pëllumb Greku, 57 vjeç. Pëllumbi, bashkëshortja e tij Çelike dhe djali i tyre Saimiri dolën pajetë nga rrënojat.

Çelike Greku, 57 vjeçe, bashkëshortja e Pëllubmit.

Saimir Greku, 31 vjeç, djali i Pëllumbit dhe Çelikes.

KRISTIAN PREÇI
Kristian Preçi, 26 vjeç. Kristiani sapo kishte fituar lirinë pas një burgosjeje të padrejtë. Pas pesë muajsh në burg, i riu humbi jetën pasi pësoi lëndime nga tërmeti. Rrugës për në spitalin e Laçit ai humbi drejtimin e mjetit dhe doli nga rruga.

Sardi Çuka, 18 vjeç

Fatmira Çuka, 44 vjeçe, nëna e Sardit.

Hajrie Vata, 65 vjeçe, gjyshja e Rolejt Vatës.

ROLEJT VATA
Rolejt Vata, 7 vjeç

HAJREDIN DHE LUTFIE ÇUPI
Hajredin Çupi, 66 vjeç, bashkëshort i Lutfie, babai i Klementit.

Lutfie Çupi, 55 vjeç.

KLEMENT ÇUPI
Klement Çupi, 34 vjeç erdhi nga Anglia për të fejuar vëllain, Alexin. Pas një beteje të gjatë 17-orëshe, ai humbi jetën nën rrënoja. Ai la pas bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në Angli, ku jetonin prej vitesh.

Kastriot Cakoni, 46 vjeç, babai i Dritës.

Drita Cakoni, 15 vjeçe. Dritën e kërkoi pambarimisht daja i saj me pasaportë në dorë, gjithë shpresë mos e gjente diku gjallë. Për fat të keq, e gjeti në morg, ku iu bashkua dhe i ati.

Aderina Kabili, 21 vjeçe

Në Lezhë:

Marjan Preçi, 25 vjeç, pësoi lëndime nga tërmeti. Automjeti që po e çonte në spital doli nga rruga në Lezhë

Në Kurbin

Ersid Hoxholli, 32 vjeç, u hodh nga ballkoni me shpresën se do të mbijetonte gjatë tërmetit të 26 nëntorit./RevistaAnabel/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com