Hoqi dorë nga Mbretëria, ‘Burger King’ i ofron princ Harry-t një punë

 Hoqi dorë nga Mbretëria, ‘Burger King’ i ofron princ Harry-t një punë

Siç kemi raportuar më parë, Princi Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur të tërhiqen nga detyrat e tyre mbretërore për t’u transferuar në Kanada, ku ata mund të jenë të pavarur financiarisht.

Ndërsa ky është është cilësuar si një veprim i një rëndësie të madhe për të dy, është diçka që çifti mbretëror dëshiron të bëjë vërtet dhe nuk ka asnjë pendesë apo kthim pas.

E pak ditë pasi Meghan dhe Harry bën të ditur vendimin e tyre, shumë kompani tani janë ofruar t’i orftojën punë çiftit mbretëror.

“Nëse jeni duke kërkuar për një vend pune, ne kemi një kurorë të re për ju,”, shkruhej në reklamën e një kompanie të njohur ushqimore.

“Ne kemi një propozim për ju: bëni si mijëra njerëz dhe bëni hapat e parë në botën e punës me ne,” thuhet në ofertën tërheqëse të Burger King.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com