Hoxha: Bashkë me fondacionin “Albis” kemi mbledhur 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

 Hoxha: Bashkë me fondacionin “Albis” kemi mbledhur 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperendimore në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal tregon iniciativat e institucionit që drejton ai që kanë ndërmarr për ti ndihmuar të prekurit e tërmetit katastrofal që kaploi Shqipërinë.

Ai tha se sot jemi tubuar në interes të tragjedisë që e goditi Shqipërinë dhe ne si biznes sektorë në mënyrë urgjente ftova anëtarë të Odës së Maqedonisë Veriperendimore që në mënyrë të organizuar të mobilizohemi dhe të shpërndajmë ndihmën e duhur sipas listës që kanë marrë nga shtabi i emergjencës së Shqipërisë.

“Mund të them se deri në ora 13:00 ditën e djeshme, dmth në 24 orët e para janë organizuar diku 7 maune me 140 ton ushqim, ujë dhe materiale higjienike. Gjithashtu kemi dërguar rreth 300 shtretër me batanije, dyshekë dhe mbulesa të ndryshme, kemi organizuar edhe gjeneratorë të rrymës duke e pasur parasyshë se nevojat janë të shumta, naftë e kështu me rradhë. Dmth kjo është ndihma e parë që është organizuar brenda 24 orëve të para. Jemi mobilizuar gjithashtu edhe në interes të përshpejtimit të transportit, i kemi sinkronizuar të gjitha vendkalimet kufitare të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë në mënyrë që ndihma të shkojë në vendin e duhur dhe sa më shpejtë. Në bashkëpunim me fondacionin Albis githashtu kemi hapur edhe xhirollogari për anëtarët të cilët nuk kanë mundësi të donojnë produktet e duhur për të rrezikuarit”, ka deklaruar Hoxha duke shtuar se deri më ora 13:00 ditën e djeshme janë grumbulluar diku rreth 100 mijë euro, mjete të cilat bashkarisht me fondacionin Albis dhe shtabin e emergjencës së Shqipërisë do të kontribojmë që me mjetet e dedikuara të mbulojmë edhe pjesën tjetër të dëmeve që janë të nevojshme.

“Kjo ndihmë nuk ndërpren vetëm me kaq dhe ne si odë ekonomike gjithashtu kemi bërë apel deri te gjithë odat e maqedonisë dhe Lidhjet të odave të Maqedonisë dhe bizneset joshqiptare të cilët vecmë janë solidarizuar me apelin që kemi dhënë dhe besoj që kjo ndihmë do të jetë e mjaftueshme për momentin dhe këto ditë në vazhdim”, ka deklaruar për Zhurnal, kryetari i OEMVP, Nebi Hoxha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com