Hysni Ismaili: Shqipëria filloi vaksinimin, ndërsa RMV-ja s’ka ende vaksina!

 Hysni Ismaili: Shqipëria filloi vaksinimin, ndërsa RMV-ja s’ka ende vaksina!

“Pothuajse të gjitha shtetet e Ballkanit kanë filluar me vaksinimin. Ndërsa prej dje edhe në Shqipëri ka filluar vaksinimi i popullsisë kundër virusit Covid-19. Në Maqedoninë e Veriut ky proces pritet të fillojë në mars. Deri atëherë, për fat të keq, do të vazhdojmë vetëm t’i numërojmë të vdekurit dhe të infektuarit.

Nëse edhe ky nuk është dështim i kësaj qeverie, nuk di çfarë mund të quhet dështim.
Asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e njerëzve. Aq më pak legalizimi i narkotikëve”, ka shkruar në faqen e tij në facebook deputeti nga Alternativa Hysni Ismaili.