Hyundai prezanton crossoverin Kona N

 Hyundai prezanton crossoverin Kona N

Hyundai ka prazantuar detaje të crossoverit të ri Kona N.

Kjo veturë do të jetë “kapaku” i modeleve crossover të Hyundait që do të jenë në ofertë.

Do të ketë motor 4-cilindërsh 2.0 litërsh, turbo dhe do të shpenzojë benzinë.

Do të ketë marsh automatik me tëtë shpejtësi.

Prodhuesi jug-korean nuk ka treguar se çfarë fuqie do të ketë modeli Kona N, por pritet të motori të prodhojë 275 kuaj fuqi.

Në fotot e para zyrtare, Kona N në tërësi është i mbuluar me folje kamuflazhi, por vërehen shtesat aerodinamike dhe një dizajn agresiv krahasuar me versionin e rregullt.

Pjesa e përparme definitivisht do të jetë ndryshe, ndërsa prapa do të jenë dy gypa për nxjerrjen e gazit.