I dëmtohet vetura deputetes Aleksandrova: Dua hetim të plotë

 I dëmtohet vetura deputetes Aleksandrova: Dua hetim të plotë

Persona të panjohur kanë dëmtuar veturën e deputetes Emilija Aleksandrova e cila i takon grupit të pavarur të VMRO-DPMNE-së.

Incidenti ndodhi ndërsa deputetja ishte brenda, duke pritur që të fillonte seanca parlamentare për ligjin e Prokurorisë Publike. Vetura e deputetes ishte e parkuar në parkingun e Kuvendit pranë hyrjes zyrtare.

Deputetja Aleksandrova e thirri policinë për të inspektuar veturën, për të cilën ajo tha se ishte gërvishtur nga të dy palët.

“Ju lutem të mos parashtroni pyetje. Kur dhe si ka ndodhur nuk e di, hetimi do të tregojë”, tha deputetja Alaksandrova.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com