Ibrahimi: Deri sa flitet për ujë dhe kanalizim në vendbanimet shqiptare është cinizëm dhe ofendim t’wu themi shqiptarëve se i shpëton kryeministri – AlbMania          

Ibrahimi: Deri sa flitet për ujë dhe kanalizim në vendbanimet shqiptare është cinizëm dhe ofendim t’wu themi shqiptarëve se i shpëton kryeministri

 Ibrahimi: Deri sa flitet për ujë dhe kanalizim në vendbanimet shqiptare është cinizëm dhe ofendim t’wu themi shqiptarëve se i shpëton kryeministri

Zeqirija Ibrahimi mbrëmë në emisionin “Enter”, tha se në Maqedoni janë dy pati shqiptare që janë në perëndim të stinës së tyre, të cilat njëra flet për post të zv/kryeministrit e tjetra për post të kryeministrit.

“Ajo që është e rëndësishme që duhet ta shtroj opinioni është a thua ideali i shqiptarëve do të përfundoj, ose sipas atyre ideali shqiptar përfundon në posedimin e një posti. Supozoni ju ë bëni Sadulla Durakun e bëni kryeministër. A do ta bëj asfaltin e rrugës së Likovës, a do të kenë ujë. Ai e ka pasur postin e zv/kryeministër”, deklaroi Zeqrija Ibrahimi.

Ai tha se nuk duhen të mashtrohen shqiptarët se përkatësia etnik e kryeministrit i zgjidhë gjitha çështjet e shqiptarëve në Maqedoni.

“Shqiptarët sa për të përkujtuar në vitin 1985/86 e kanë pasur postin e kryetarit të ish Jugosllavisë. Por ju a dini sa shqiptarët gjatë asja kohe janë kalbur burgjeve. Nuk është përcaktues i të mirave etnike shqiptare, posedim i një posti. Andaj nuk duhet shqiptarët t’i thjeshtësojmë se ju duhet të kënaqeni me simbolike e të tjerët me përmbajtje. Shqiptarët duhet të ju ndryshoj gjendja e tyre në kushtetutë dhe deri sa ne flasim që vendbanimet shqiptare s’kanë ujë dhe kanalizim është cinizëm i skajshëm dhe ofendim që të vu themi shqiptarëve se u shpëton kryeministri”, u shpreh më tej Ibrahimi.