Icardi fiton zemrat e francezëve, komplimentohet edhe nga Neymar

 Icardi fiton zemrat e francezëve, komplimentohet edhe nga Neymar

Gola, asiste dhe nota të larta vlerësuese, pas ndeshjeve. Gjithçka po shkon shumë mirë për Mauro Icardi, i cili shijon rilindjen pariziene. Edhe mbrëmë ishe mes golashënuesve te kampionët e Ligue 1, bashkë me Di Maria e Mbappé.

Gjithashtu, të premten prodhoi një tjetër shfaqje bindëse. Për pasojë, ish-kapiteni i Interit ka marrë lavdërime nga mediat franceze për ndikimin që pati në fitoren 4-1 të PSG ndaj Nice. Të gjithë e kanë uruar, që nga Cavani në stol deri te komplimentat e Neymar, në frëngjisht.

Për “L’Equipe”, Icardi ishte ndër më të mirët e ndeshjes, ndaj e ka vlerësuar me notën 7 (e cila në sistemin italian bëhet 8). Kjo, jo vetëm për asistin e shkëlqyer që i dha lëshon Di Maria në golin e parë, por edhe për golin e fundit personal si shpërblim. Pak më e kursyer në vlerësim është treguar “Le Parisien”, sipas së cilës argjentinasi nuk preku shumë topa. Në fakt, janë 17 goditje të Icardi në total, gjatë gjithë lojës, nga të cilat 5 në zonë. Njëra prej tyre përfundoi edhe në gol.

Një shembull i efektivitetit maksimal për komentatorët e “Canal +”, që duan ta shohin argjentinasin në një balotazh të drejtpërdrejtë me Cavani, i cili mbeti në pankinë.

Ndërkohë, Neymar e përcolli suksesin e të tijve nga shtëpia, përmes televizorit, duke dërguar komplimente për të gjithë përmes Instagramit.

E bëri këtë në frëngjisht, edhe për Icardi.

Mënyra e duhur për t’i bërë tifozët që të harrojnë polemikat e merkatos së verës, duke u integruar më së miri me situatën e re. Siç po bën edhe Icardi, tashmë…