Iniciativa e yllit të NBA, hap shkollë falas për fëmijët në nevojë – AlbMania    
     

Iniciativa e yllit të NBA, hap shkollë falas për fëmijët në nevojë

 Iniciativa e yllit të NBA, hap shkollë falas për fëmijët në nevojë

Enes Kanter është një nga basketbollistët më të mirë të NBA. 27-vjeçari me origjinë turke por i lindur në Zyrih, është pjesë e Boston Celtics, teksa ka vendosur të ndërmarrë një nismë shumë të bukur.

Në bashkëpunim me një grup individësh me mendje qytetare, Kanter dëshiron të hapë një shkollë në zonën e metrosë së qytetit të Oklahomës, aty ku luajti gjatë viteve 2014-2017, që fokusohet në shërbimin ndaj studentëve minoritarë me të ardhura të ulëta dhe familjeve emigrante me aftësi të kufizuara në të folurën e gjuhës angleze.

Të martën do të dorëzohet kërkesa zyrtare dhe bordi i shkollave të qytetit të Oklahomës do ta shqyrtojnë kërkesën me votë. Shkolla do të projektohet kryesisht për studentët minoritarë dhe emigrantët nga klasa e katërt në atë të 12-të.

Programi do të bazohet në aftësitë e leximit, shkrimit, matematikës, shkencës, edukimit fizik dhe atij mental, teksa programet sportive dhe artistike do të jenë të shumta. Kanter nuk është i pari basketbollist që po provon të hapë një shkollë. Ylli Lebron James e hapi një të tillë në Ohio në vitin 2018.