Inter – Milan: Këto pritet të jenë formacionet për ‘Derby della Madonnina’

 Inter – Milan: Këto pritet të jenë formacionet për ‘Derby della Madonnina’

Sonte do të luhet ndeshja kryesore e xhiros së 23-të në Serie A, ndërmjet Inter dhe Milan.

‘Derby della Madonnina’ do të marrë vëmendje anë e mbanë botës, kur me fillim nga ora 20:45 dy skuadrat e Milanos zbresin në mitikun ‘San Siro’.

Para kësaj ndeshje, situatë e vështirë qëndron për Antonio Conte, i cili nuk mund të llogarisë në shërbimet e Lautaro Martinez dhe Alessandro Bastoni, të cilët janë të suspenduar.

Gjithashtu, në 100% të formës nuk janë Stefano Sensi dhe Roberto Gagliardini. Me skuadrën nuk është stërvitur as Samir Handanovic, i cili ka pësuar frakturë në gishtin e vogël të dorës së majtë, por ai po synon paraqitjen, dhe është akoma në pikëpyetje.

Te Milan do të kthehen Zlatan Ibrahimovic dhe Simon Kjaer, kurse Rade Krunic do të mungojë, si pasojë e lëndimit.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell 11-at startuese të mundshme, për ‘Derby della Madonnina’.

Inter (3-5-1-1): Padelli; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar; Candreva, Vecino, Brozovic, Barella, Young; Eriksen; Lukaku

Milan (4-4-1-1): G Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Theo Hernandez; Castillejo, Kessie, Bennacer, Bonaventura; Calhanoglu; Ibrahimovic /Lajmi.net/