Interi rrit çmimin e Gabigolit pas performancës në finalen e Copa Libertadores

 Interi rrit çmimin e Gabigolit pas performancës në finalen e Copa Libertadores

Interi pothuajse ka dyfishuar çmimin për sulmuesin Gabriel Barbosa pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme në finale të Copa Libertadores ndaj River Plates.

Ishin pikërisht dy golat nga Gabigol që i dhanë fitoren Flamengos ndaj River Plates.

Gabigol shëoi dy gola brenda tre minutave, në minutën e 89 dhe 90+2 për të përmbysur rezultatin në 2 me 1 dhe për t’ia dhënë këtë trofe të rëndësishëm klubit të tij.

Gazzetta dello Sport raporton se nga 22 milionë euro tani Interi kërkon për shërbimet e tij 35-40 milionë euro.

Gabigol është në huazim te Flamengo nga Interi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com