Inxhinierët nga Kosova i dalin në ndihmë Shqipërisë

 Inxhinierët nga Kosova i dalin në ndihmë Shqipërisë

Në kuadër të mobilizimit të Qeverisë së Kosovës për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka dërguar 14 inxhinierë të ndërtimtarisë, për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në objekte.

Ekipit të MIT i janë bashkuar edhe 12 profesorë të kolegjit UBT, nga fusha e ndërtimtarisë e gjeologjisë, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes MIT dhe këtij institucioni arsimor.

Ky ekip gjendet në Shqipëri, pas kërkesës së autoriteteve të atjeshme dhe do të kryejnë punë në teren, në koordinim të plotë me autoritetet vendore.

MIT do të ndihmojë edhe me makineri të rëndë bartëse, për pastrim të objekteve të rrënuara, pas vlerësimeve të inxhinierëve.