iPhone-i i ri që do ia përballojë xhepi çdokujt, ja si do duket (Foto)

 iPhone-i i ri që do ia përballojë xhepi çdokujt, ja si do duket (Foto)

Kompania Apple ka njoftuar se iPhone i lirë, i pritur për t’u hedhur në treg në gjysmën e parë të këtij viti, do të ketë pamjen e iPhone 8.

iPhone i ri mund të quhet iPhone SE2 ose iPhone 9 dhe do kushtojë rreth 400 dollarë.

Dimensionet, do jenë të ngjashme me ato të iPhone me formatet 8×4.7 inç.

Vetëm trashësia do të jetë pak më e theksuar se modeli i tre viteve më parë, duke shkuar nga 7,3 në 7,9 milimetra.

Smartfoni do të ketë një kamera të vetme mbrapa, një bateri të madhe dhe një procesor të fuqishëm, A13 Bionic, me të cilin po pajisjen telefonat e mençur të Apple-it kohëve të fundit. /Lajmi.net/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com