Isco lë Realin për t’u transferuar në Premierligë – AlbMania          

Isco lë Realin për t’u transferuar në Premierligë

 Isco lë Realin për t’u transferuar në Premierligë

Mesfushori kreativ spanjoll, Isco, karrierën mund ta vazhdojë në Premierligë.

Le10Sport raporton se trajneri i Everton, Carlo Ancelotti, dëshiron transferimin e tij në ‘Goodison Park’.

Ancelotti tashmë ka sjellë nga Real Madrid një mesfushor. Bëhet fjalë për James Rodriguez, që po shkëlqen në futbollin anglez.

Italiani e njeh mirë edhe Iscon, me të cilin ka punuar te Real Madrid.

Kontrata e Isco me skuadrën nga Bernabeu përfundon në qershor të vitit 2022.