Ja çfarë duhet të hani nëse pini duhan!

 Ja çfarë duhet të hani nëse pini duhan!

Organizmi i një duhanpirësi është vazhdimisht nën efektet e dëmshme të duhanit, ndaj është e natyrshme, që trupi i tij të ketë nevoja të ndryshme ushqyese nga ato të trupit të dikujt që nuk e pi duhanin.

Sipas mjekëve, ekzistojnë disa lloje të ushqimeve me përbërës të caktuar, të cilat duhet të konsumoni më shpesh.

Pasuroni menynë tuaj me antioksidantë

Përveç vitaminës C, është mirë që duhanpirësit të forcojnë mekanizmin mbrojtës edhe me antioksidantë të tjerë, siç është vitamina E. Kjo vitaminë gjendet kryesisht në vaji i ullirit dhe frutat e thata.

Konsumoni më shumë racione me bulmet

Zakonisht duhanpirësit konsumojnë sasi të mëdha kafeje, çka ka si pasojë që trupi të përthithë më pak kalcium se sa është e nevojshme për një të rritur. Ndaj rekomandohet që duhanpirësit të hanë mjaftueshëm bulmet (qumësht, kos, djathë të bardhë dhe të verdhë), për të marrë sasinë e duhur të kalciumit.

Mos iu ndani drithërave

Kompleksi i vitaminave B shkatërrohet nga tymi i cigares dhe disa ushqime të cilat mund ta rikuperojnë atë janë drithërat, orizi e makaronat.

Sa më shumë ujë

Nikotina shkakton stimulimin e zorrëve dhe zbrazje të shpeshta, duke bërë kështu që uji i trupit të humbet shumë shpejt. Gjithashtu pirja e duhanit kontribuon edhe në akumulimin e toksinave në trup, të cilat mund të eliminohen vetëm nëpërmjet ujit. Mos harroni pra të pini sa më shumë ujë dhe të hani fruta të freskëta, perime dhe lëngje të shtrydhura.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com