Ja cilët janë pesë zëvendësministrat e rinj të LDK-së – AlbMania          

Ja cilët janë pesë zëvendësministrat e rinj të LDK-së

 Ja cilët janë pesë zëvendësministrat e rinj të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka prezantuar pesë zëvendësministrat e rinj të LDK-së, emrat e të cilëve i ka dërguar te kryeministri Albin Kurti.

Mustafa shkroi që kandidatet dhe kandidatët tjerë do të caktohen në ditët në vijim.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë,
Pas trajtimit në Kryesi, të çështjes së zëvendësministrave, ia kam ofruar Kryeministrit Kurti këto kuadra të LDK-së për zëvendësministra:

Agim Krasniqi, zëvendësministër i Financave dhe Transfereve. Ekonomist. Ka punuar një kohë të gjatë si drejtor i Departamentit të Buxhetit, ka qenë Zëvendësministër i Financave dhe Ministër në Detyrë i Financave. Anëtar i Këshillit të Ekspertëve të LDK-së.