Ja pse ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur – AlbMania    
     

Ja pse ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur

 Ja pse ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur

Organizata e Veteranëve të Luftës, ka proceduar të premten kërkesën zyrtare për ndryshimin e ligjit për Specialen.

Bazë e kësaj kërkese të OVL-UÇK-së, është që Specialja të merret edhe me krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

E për këtë, në opinion është krijuar debat rreth asaj se a është e mundur ligjërisht që ky ligj të ndryshohet apo plotësohet.

Lidhur me këtë çështje, ish- anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, deklaroi se ky ligj është ligj i veçantë, i cili është mbi ligjet e Kosovës dhe është në Kushtetutën e Kosovës.

Tutje, ai shtoi se “mënyra e aprovimit të këtij ligji në Parlament është “sui generis”, sepse është aprovuar në mënyrë të veçantë, sepse është derivat i një marrëveshjeje ndërkombëtare, në bashkëpunim me institucionet e Kosovës”, deklaroi Kryeziu në rtk.

“Për këtë arsye edhe procedura e ndryshimit, ose procedura e amandamentimit është shumë e veçantë për shkak se ky bart edhe elementin kushtetues. Paraprakisht është dashur të ndryshohet ose të amandamentohet Kushtetuta e Kosovës me nenin 162 e pastaj të miratohet ligji i veçantë, siç e quajmë ne, për Dhomat e Specializuara dhe për Prokurorinë e Specializuar.