Ja si duken mushkëritë e duhanpirësit që pinte një pako çdo ditë për 30 vjet (Foto)

 Ja si duken mushkëritë e duhanpirësit që pinte një pako çdo ditë për 30 vjet (Foto)

Pamjet tronditëse tregojnë mushkëritë e nxira katran të një duhanpirësi, i cili u lidh me zakonin vrastar për 30 vjet.

Në vend se të ishin me një ngjyrë rozë të shëndetshme, ato ishin si qymyri dhe ekstremisht të përflakura nga mbetjet e duhanit, duke i bllokuar ato.

Mjekët nga Spitali Popullor Wuxi në Jiangsu, Kinë, nxorën organet pasi vdiq 52-vjeçari, i cili kishte sëmundje të shumta në mushkëri.

Videoja, e regjistruar nga kirurgët, është parë më shumë se 25 milionë herë në mediat sociale, me përdoruesit që e quajnë atë “reklamën më të mirë kundër pirjes së duhanit ndonjëherë”.

Ajo u ngarkua nga spitali me titullin: ‘A keni ende guximin të pini duhan?’

Pacienti ishte regjistruar për të dhuruar organet e tij pas vdekjes, por mjekët e kuptuan shpejt se nuk mund t’i përdorin, transmeton KosovaPress.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com