Ja si ndikon gjumi në shëndetin mendor

 Ja si ndikon gjumi në shëndetin mendor

Ashtu si ushtrimet dhe të ushqyerit siç duhet, edhe gjumi ndikon në shëndetin mendor.

Shumë të ri që kanë problem me gjumin apo kanë pagjumësi, raportojnë problem të harresës së shkurtër.

Kurse të rriturit të cilët kanë problem me gjumin në mënyrë të vazhdueshëm, mund të shfaqin problem me sëmundjen Alzheimer (sëmundje që shkatërron qelizat e trurit dhe personi fillon të harrojë çdo gjë), fatkeqësisht nuk ka ndonjë mënyrë për tu shëruar nja kjo sëmundje.

Tani kërkuesit zbulojnë që gjumi është shkaktari kryesorë për formimin e sëmundjes Alzheimer.

Një studim i bërë nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë gjetën që nëse humbisni vetëm një natë gjumë ndikon në beta-amiloid e trurit.

Beta-amiloid mbron krizën e formimit të amiloidit që ndikon në komunikimin në mes neuroneve dhe paraqiten si shenjë dalluese e sëmundjes së Alzheimerit.

Truri juaj deri sa jeni në gjumë

Gjatë orëve që jeni të zgjuar, truri incizon çdo gjë, shkruan Alternative Medicine. Kur ne jemi në gjumë, truri punon, duke arkivuar çdo gjë që kemi parë gjatë ditës.

Ai e bën këtë duke forcuar lidhjet nervore kritike, duke hedhur poshtë ato të parëndësishme dhe duke forcuar kujtime të reja. Të gjithë kemi vërejtur, dhe hulumtimi ka konfirmuar, që gjumi na ndihmon të kujtojmë një detyrë të mësuar rishtas.

Çdo person ka probleme me gjumin. Gjumi është i rëndësishëm për shëndetin në përgjithësi. Tani, kemi shumë aktivitete të ndryshme me të cilat mund të merremi që gjatë natës të kemi një gjumë më të rehatshëm dhe të mos kemi probleme.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com